Aksioni për largimin e mbeturinave po vazhdon territorin e Komunës së Rahovecit

Nga dita e martë (28 maj 2019), kur edhe ka filluar aksioni për largimin e mbeturinave, sipas “Planit Komunal të Pastrimit 2019”, deri më tani janë larguar mbeturinat në fshatrat: Gexhë, Malësi e Vogël, Ratkoc, Vrajak, Bratatin, Pastasellë, Drenoc, Senoc dhe largimi i deponisë në rrugën Rahovec-Drenoc tek vendi i quajtur ‘Ura e Drenocit’. Aksioni për largimin e mbeturinave ka vazhduar në fshatin Xërxë ku është eleminuar deponia ilegale e mbeturinave. Ecurinë e realizimit të këtij aksioni për largimin e mbeturinave në vazhdimësi janë duke e përcjellë, Përparim Krasniqi, Drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike në komunën e Rahovecit në koordinim me drejtoritë si ajo e Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit, Mbrojtje dhe Shpëtim, Kompanitë e pastrimit si dhe zyrtar të mjedisit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …