Hoxha: Kosova ka nevojë për përkrahje, por në rend të parë për vlerësim sepse i ka përmbushur kriteret e BE-së

Hoxha: Kosova ka nevojë për përkrahje, por në rend të parë për vlerësim sepse i ka përmbushur kriteret e BE-së

Me ftesë të anëtarëve të Parlamentit Gjerman, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mori pjesë në Mëngjesin e lutjeve, ku ishin të pranishme edhe personalitete të shquara nga Gjermania dhe rreth 50 shtete të tjera nga të gjitha kontinentet. Siç njofton komunikata për media, Hoxha në takime ka cekur se “Kosova ka nevojë për vlerësim dhe përkrahje në liberalizimin e vizave, në veçanti pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në vlerën themelore të BE-së, lëvizjen e lirë”. Ajo e vlerësoi lart, duke theksuar se ishte rast edhe të bëhej diskutim me udhëheqës e diplomat të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën si dhe liberalizimin e vizave. Po ashtu, ministrja ka diskutuar me mysafirët e shquar të kësaj konference, duke potencuar se Kosova ka nevojë për përkrahje, por në rend të parë për vlerësim sepse, për më shumë se 7 vjet, ka punuar për arritjen e kushteve nga udhërrëfyesi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …