Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi priti sot në takim drejtoreshën e USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, me të cilën ka diskutuar për projekte të rëndësishme në Kosovë dhe bashkëpunimin në të ardhmen. Ai ka theksuar në veçanti Programin e Transformimit të Lidershipit, përmes të cilit shumë të rinjë janë arsimuar në universitet të njohura amerikane dhe kjo përvojë i ka shërbyer shumë zhvillimit të arsimit dhe Kosovës në përgjithësi. Bytyqi, ka falënderuar znj. Magno për angazhimin e deritanishëm në të gjitha fushat ku ka nevojë Kosova, veçanërisht në sistemin arsimor, ndërkaq kërkoi vazhdimin e projekteve edhe në të ardhmen. Ndërsa, Lisa Magno, drejtoreshë e USAID-it në Kosovë tha se, thelbi i partneritetit është bashkëpunimi i mirë në mes të qeverive të dy vendeve. Ai po ashtu foli edhe për hartimin e një strategjie pesë vjeçare, e cila në fokus të veçantë do të ketë rininë, përkatësisht trajtimin e rinisë nga këndvështrimi i aftësimit për punësim, pjesëmarrjes në proceset politike etj.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …