leoni

Në Deçan është mbajtur punëtori për Planin e integrimit të qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm në nivelin lokal

Është mbajtur punëtori për Planin për integrimin e qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm në nivelin lokal, organizuar nga Drejtoria për Ekonomi dhe Zhvillim në bashkëpunim më  INDEP, në të cilën morën pjesë  zyrtar nga Drejtoritë Komunale në komunën e Deçanit dhe akter të tjerë relevante. Në këtë punëtori u prezantuan synimet dhe qëllimet e zhvillimit të qëndrueshme në bazë te të cilave janë dalë rekomandimet për planin Zhvillimor Lokal se sa  janë të përfshira këto qëllime në planin zhvillimor Lokal të komunën së Deçanit. Vetëm  43℅ te synimeve relevante të QZHQ-ve janë të integruara në PZHK, andaj  në bazë të kësaj analize janë dhënë edhe rekomandimet se si mund të përfshihen dhe të arrihet të plotësohen këto qëllime në QZHQ-të  e të cilat janë: përcaktimi i prioriteteve strategjike me proces gjithëpërfshirës, pasqyra e gjendjes ekzistuese përmes treguesve të QZHQ-ve, përafrimi i qëllimeve dhe synimeve të PZHK-së me QZHQ-të, përcaktimi i aktiviteteve për jetësimin e qëllimeve dhe synimeve përkatëse, në bashkëpunim me akterët e tjerë, buxhetimi dhe ndarja e detyrave. Aktivitet që duhet të ndërmerren për plotësimin apo realizimin e këtyre rekomandimeve janë: Trajnimi i stafit aktual, hartimin e politikave lokale përkatësisht përpilimin e planeve apo strategjive, menaxhimin e procesit të hartimit të politikave lokale dhe monitorim të zbatimit të tyre. Angazhimi i kompanive konsulentë  apo praktikantëve për sektor të ndryshëm, angazhimi i praktikantëve –përcaktimi i detyrave dhe menaxhimi, angazhimit të kompanive konsulentë dhe të tjera – Termave te Referencës detyrat dhe format e raportimit të progresit të punës, bazën e integruar të të dhënave komunale, në harmoni me bazën e të dhënave në sektor të ndryshëm dhe ministritë e linjës, baza e të dhënave të akomodoj lloje të ndryshme të të dhënave si hapësinore, numerike, tekstuale si dhe arkivin digjital, protokollet e menaxhimit të data bazës, themelon grupin menaxhues të bazës së të dhënave. Grupi punues QZHQ-ve, vlerësimin e pajtueshmërisë me QZHQ-të dhe rekomandimet përkatëse) Bordi i shefave të sektorëve koordinon punën në mes të sektorëve të drejtorive, përpilon planin e veprimit në raport me akterët e jashtëm, raporton në bordin e drejtorëve Forumi komunal, përmes nën-forumeve tematike koordinon politikat dhe veprimin e akterëve të ndryshëm (si p.sh. Këshilli Komunal i Sigurisë në Bashkësi)  Forumi ndër-komunal, përcakton projektet dhe programet e përbashkëta zhvillimore, mbështetjes profesionale në fusha të caktuara, ndarjes së përvojave dhe mësimeve të mësuara.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …