14 vitias certifikohen në fushën e instalimit të ujësjellësit

Në Shkollën e Mesme Profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti, është bërë ndarja e certifikatave për 14 persona të cilët kanë ndjekur trajnimet profesionale në fushën e instalimit të ujësjellësit. Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave ka marrë pjesë Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, Fisnik Beqiri, Drejtor Menaxhues i Fondacionit-Kosovë- Luksemburg si dhe Drejtori i kësaj shkolle, Nijazi Lutfiu dhe të tjerë. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash falënderoj Fondacionin Kosovë-Luksemburg për siç tha ai mbështetjen e vazhdueshme që po e bënë ky fondacion me projekte të ndryshme në Komunën e Vitisë. Ai tha se Komuna e Vitisë është e interesuar të vazhdojë këtë bashkëpunim të mirë pasi që projektet të cilat po realizohen me këtë Fondacionin Kosovë-Luksemburg janë në interes të qytetarëve të kësaj komune. Kryetari Haliti theksoi se me trajnime të tilla në veçanti përfitojnë ata të cilët dëshirojnë të rrisin njohurit e tyre profesionale për tregun e punës. Ndërkaq Nijazi Lutfiu, Drejtor i Sh.M. P “ Jonuz Zejnullahu” në Viti, foli ndër tjerash rreth rëndësisë së trajnimeve të tilla dhe shtoi se në tregun e punës nevojitet njohurit teorike dhe praktike të cilat do të ju ofrohen përmes projekteve të tilla. Ndërkaq në këtë ceremoni kanë folur edhe përfaqësues të Fondacionit Kosovë-Luksemburg por edhe Prof. Ramadan Ramadani i cili i ka trajnuar 14 vitiasit në fushën e instalimit të ujësjellësit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …