leoni

BE

Shqipëria, Kosova, Bosnja, po as Maqedonia nuk pranohen dot në BE për shkak se janë vende me shumicë myslimane

Sipas një raportimi të gazetës së njohur gjermane, “Deutsche Welle”, kancelarja, Angela Merkel i ka bërë një refuzim të qartë kërkesës së Komisionit Europian për hapje të shpejtë të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Këtë ajo e ka thënë në një seancë të komisionit parlamentar të Bundestagut për Europën, sipas informacioneve të “Zydojçe Cajtung” kancelarja  Merkel  ka bërë të qartë, se një vendim nuk pritet së shpejti. Me këtë qëndrim del qartazi kundër partnerit në koalicion, Partisë Socialdemokrate, që përkrah votimin pro për hapjen e negociatave në Këshillin e BE më 18 qershor. Ministri gjerman i Shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme, Mihael Rot  është angazhuar shumë  javët e fundit për hapjen e negociatave me dy vendet e Ballkanit. Ai ka theksuar në intervista të ndryshme, se angazhimi i Shqipërisë për reforma duhet të vlerësohet.

Tri shtetet që kanë shumicë myslimane në Ballkan, si Shqipëria, Kosova e Bosnja, por dhe Maqedonia e cila ka një të tretën, nuk bëhen dot pjesë e Bashkimit Evropian për shkak ë urrejtës patologjike që kanë  kundër myslimanëve sidomos Gjermania, Franca, Holanda, Austria, Hungaria,  e disa shtete të tjera.  Të gjitha shtetet e tjera të rajonit dhe të Evropës janë pjesë e BE-së, përveç Serbisë, e cila po kushtëzohet në raportet me Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …