Vetëvendosja: Policia po i provokon protestuesit

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se policia është duke i provokuar protestuesit që janë para Kuvendit. Në postim thuhet se policia e nxitur nga Driton Imeri, ka filluar të provokojë masën e mbledhur jashtë Kuvendit të Republikës së Kosovës. Tani protestuesit po ndiqen jashtë oborrit të Kuvendit në drejtime të ndryshme. Përgjegjësi për gjithçka që ndodh, mban personalisht Driton Imeri dhe shefat e tij politik, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes. Kryetari i saj, Visar Ymeri ka thënë se regjimi po e përdor policinë për t’i tërhequr zvarrë deputetët e opozitës nga salla e Kuvendit dhe ka shtuar se ky largim i dhunshëm i deputetëve të opozitës është bërë pa asnjë dokument të prezantuar nga Policia.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …