Kryeministri, Ramush Haradinaj ka përkujtuar rolin dhe kontributin e banorëve të Hasit gjatë luftës çlirimtare dhe ka theksuar se trimëria dhe bujaria e hasjanëve nuk do të harrohet asnjëherë. Hasi për dekada me radhë ishte ndarë me kufirin e vendosur padrejtësisht, por u bashkua gjatë Luftës Çlirimtare. Duke nderuar sot Heronjtë e Dëshmorët e “Brigadës 126” të Hasit, ne nderojmë kontributin e këtij rajoni në logjistikën e UÇK-së dhe strehimin e popullatës së zhvendosur. Trimëria dhe bujaria e hasjanëve nuk do të harrohet asnjëherë!, ka shkruar kryeministri, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …