Ivica Daçiq

Daçiq: Pa heqjen e taksës ndaj mallrave të Serbisë s’do të ketë samit të Parisit

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se pa heqjen e taksës ndaj mallrave të Serbisë, s’do të ketë samit të Parisit. Ai ju ka thënë medieve serbe se nuk është i sigurt nëse do të mbahet ky samit nëse autoritete në Kosovë nuk japin sinjale se do ta heqin taksën doganore ndaj mallrave serbe. Ne jemi të gatshëm për një kompromis, duam marrëveshje. Nëse pala tjetër nuk e dëshiron këtë, ne nuk mund të shkojmë kundër interesave kombëtare dhe shtetërore. Ata, Macron dhe Merkel nuk do të lejojnë që Haradinaj t’i tërheq për hunde. Nëse tashmë po na tërheqin për veshë gjatë gjitha këtyre dekadave ne nuk do t’i lejojmë të na tërheqin për hunde, ka thënë shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Skënder Karaçica: Kryeministri Albin Kurti duhet të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane në Çikago, Skënder Karaçica, ka bërë thirrje që kryeministri i …