Njoftohet se gjatë bisedës telefonike, kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq i është lutur kancelares së Gjermanisë, Angjela Merkel që të ndikoj në autoritete e Kosovës ta tërheqin taksën ndaj mallrave serbe. “Është e domosdoshme që autoritetet në Prishtinë të heqin taksën ndaj mallrave serbe në mënyrë që të tejkalohet bllokada në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë. Agjencia serbe e lajmeve “Tanjug” njofton se presidenti Vuçiq ka folur me kancelaren Merkel lidhur me marrëdhëniet dypalëshe dhe situatën në rajon, por kryesisht lidhur me bllokimin në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. “Serbia është plotësisht e angazhuar për dialog, i cili është duke u ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, me synimin të arritjes së një zgjidhje kompromisi të pranueshme për të dyja palët, e cila do të siguronte stabilitet në rajon dhe falënderoi Kancelaren Merkel dhe Presidentin Macron për nismën që me takimin në Berlin, respektivisht në Paris, të mbështesin këtë proces” është cituar të ketë thënë kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Kontrolloni gjithashtu
Enrico Barduani: Paqja e qëndrueshme në mes të Kosovës dhe Serbisë kërkon zgjidhje politike
Komandanti i ri i KFOR-it, Enrico Barduani, ka theksuar se paqja e qëndrueshme mes Kosovës …