Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka bërë me dije se sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, sot pritet ta vizitojë Kosovën. “Do ta kemi një vizitë jashtëzakonisht të rëndësishme në Kosovë. Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin viziton për herë të parë vendin tonë. Kjo vizitë, e para e nivelit të lartë, flet për afrimin e marrëdhënieve të Kosovës me Selinë e Shenjtë në aspektin bilateral dhe atë shoqëror”, ka shkruar Hoxhaj. “Vatikani ka qenë gjithmonë përkrahës i pavarësisë së Kosovës, ndërsa në këtë fazë finale të shtetndërtimit është e domosdoshme që marrëdhëniet tona t’i lëvizim drejt njohjes”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Enrico Barduani: Paqja e qëndrueshme në mes të Kosovës dhe Serbisë kërkon zgjidhje politike
Komandanti i ri i KFOR-it, Enrico Barduani, ka theksuar se paqja e qëndrueshme mes Kosovës …