Me pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të 18 shteteve të tjera sot fillon “BALTOPS 47” ose manovrat më gjithëpërfshirëse ushtarake që NATO ka mbajtur ndonjëherë. Vendet e NATO-s që do të marrin pjesë në këtë stërvitje ushtarake janë SHBA-ja, Turqia, Belgjika, Danimarka, Estonia, Franca, Gjermania, Letonia, Lituania, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Spanja dhe Britania e Madhe, si dhe vendet partnere Suedia dhe Finlanda. Është planifikuar të marrin pjesë të paktën 8600 njësi, 50 anije dhe nëndetëse si dhe 40 avionë. Në kuadër të “BALTOPS” të këtij viti, do të zhvillohen stërvitje për shkatërrimin e minave ujore dhe të nëndetëseve ndërsa do të ushtrohet për forcimin e mbrojtjes antiajrore dhe mënyrat e mbrojtjes nga anijet armike. Në stërvitjet e vitit 2014, mori pjesë edhe Rusia, por pas aneksimit të Krimesë dhe dëmtimit të stabilitetit të Ukrainës, nuk është ftuar.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …