Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, duke kujtuar 20 vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së Kumanovës, ka thënë se ishte një moment historik që përfundoi tiraninë dhe shtypjen e kosovarëve dhe siguroi kthimin e tyre në shtëpitë e tyre për të rindërtuar një jetë më të sigurt dhe më të begatë që gëzojmë sot e kësaj dite. “Sot është 20-vjetori i Marrëveshjes së Kumanovës kur Forcat Jugosllave dorëzohen dhe kapitullojnë dhe NATO me trupat e KFOR-it marrin përsipër sigurinë e popullit të Kosovës dhe të lirisë së saj. Një moment historik që përfundoi tiraninë dhe shtypjen e kosovarëve dhe siguroi kthimin e tyre në shtëpitë e tyre për të rindërtuar një jetë më të sigurt dhe më të begatë që gëzojmë sot e kësaj dite. Ne do të jemi mirënjohës përgjithmonë ndaj NATO-s dhe aleatëve tanë që u ngritën kundër Millosheviçit dhe regjimit të Beogradit për një të ardhme më të mirë për popullin e Kosovës”, shkroi ai.
