leoni

Philip Kosnet

Ambasadori Philip Kosnett ka kërkuar shkarkimin nga detyra të këshilltarit të kryetarit, Thaçi, Rrustem Mustafa

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka kërkua shkarkimin nga detyra e këshilltarit të kryetarit, Thaçi, Rrustem Mustafa. Jam i inkurajuar të shoh që disa të dënuar po shkarkohen nga pozitat- kjo duhet të bëhet procedurë standarde për qeverinë. I kënaqur që shoh që mediat po flasin për një të dënuar për krime lufte të emëruar… shkarkimi do të dëshmonte respektim të sundimit të ligjit”, ka shkruar Kosnett.  Reagimi i ambasadorit erdhi pasi një raport i publikuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit e Kosovës zbuloi se Rrustem Mustafa, i cili u dënua për krime lufte në vitin 2013, është i zënë me punë në Presidencë Hashim Thaçi, Kosnett, kishte kundërshtuar emërimin e Sylejman Selimit, si këshilltar politik i kryeministrit Haradinaj, i cili edhe e largoi por largimin e mbuloi se gjoja vetë Sylejman Selimi ka ofruar dotëheqje.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje

Deputetja, Duda Balje ka kërkuar nga KQZ-ja që personave me aftësi të veçanta t’ua ofrojë qasje më të lehtë për të votuar

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe …