Lajçak

Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajçak, përjashton mundësinë e ndryshimit të kufijve

Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajçak, i cili njëherësh është edhe kryesues i OSBE-së, ka thënë se mënyra e vetme e zgjidhjes së çështjes së Kosovës është dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit, kurse përjashton mundësinë e ndryshimit të kufijve. Ai vlerëson se çështja e Kosovës nuk është aq e vështirë që të mos mund të zgjidhet. Rruga e vetme për zgjidhjen e problemit është vazhdimi i dialogut, kurse bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë çmos që të vijë deri te dialogu”, tha Lajça. Duke folur lidhur me idenë e korrigjimit të kufijve, Lajçak thotë se ndryshimi i kufijve paraqet rrezik, dhe krijimi i shoqërive multietnike, që është edhe ideja themelore e BE-së, nuk bëhet me ndryshim kufijsh. Kjo është Kutia e Pandorës dhe do të ishte një precedent. Nëse duam të zgjidhim problemet në të ardhmen, ndryshimi i kufijve mund të çojë në luftë. Duhet ta bëjmë të qartë se nuk duhet të mendojmë për ndryshimin e kufijve, por të punojmë për ndryshimin e shoqërisë, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …