Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Bullgari

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Bullgari

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do të zhvillojë vizitë zyrtare në Bullgari, ku do të pritet nga homologia e tij, ​Tsveta Karayancheva, kryetare e Parlamentit bullgar. Gjatë takimit me kryetaren e Parlamentit të Bullgarisë, kryeparlamentari Veseli do të diskutojë për marrëdhëniet ndërmjet dy Parlamenteve dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë. Gjatë vizitës në Sofje, kryeparlamentari Veseli do të merr pjesë edhe në Koncertin Festiv të cilin e ka organizuar Ambasada e Kosovës në Bullgari me rastin e 10 vjetorit tw marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Bullgarisë, si dhe do të përcjell lojën e kombëtares kosovare përballë asaj bullgare.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …