Ansambli “Drenica” zë vendin e dytë në festivalin mbarëkombëtar “I këndojmë lirisë”

Në festivalin mbarëkombëtar “I këndojmë lirisë” që është mbajtur në Klinë, për nderë të rënies së komandantit Mujë Krasniqi-Kapuçi, ku ka marrë pjesë në hapje dhe në natën finale edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, janë shpalosur vlerat e mirëfillta të folklorit tonë shqiptar. Edhe Komuna e Skenderajt, në mesin e shumë qyteteve nga trevat shqiptare, është paraqitur në këtë ngjarje kulturore nëpërmjet Ansamblit “Drenica”, dhe duke qenë një konkurrencë e fortë mes grupeve të këngëtarëve dhe shoqërive të nohura artistike, ka fituar çmimin e dytë. Në natën finale që është mbajtur, kryetari Jashari ka marrë pjesë në ndarjen e disa çmimeve për fituesit dhe pjesëmarrësit e këtij festivali.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …