Kuvendi po mbanë seancën e radhës pa praninë e deputetëve të përjashtuar të opozitës. Derisa deputetët e partive të koalicionit qeveritar po mbajnë fjalime në sallën e Kuvendit, deputetët e partive opozitare nuk po lejohen të futen në sallën ku po mbahet seanca, ndonëse po bëjnë përpjekje të hyjnë brenda. Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka kërkuar nga pjesëtarët e policisë që të mos veprojnë nën diktatin e urdhrave, por të veprojnë duke zbatuar ligjin. Marrja e vendimeve duke u bazuar në urdhra e jo në ligje, bëhet vetëm nga shtetet diktatoriale, ka theksuar deputeti, Albin Kurti. Përderisa në ndërtesën e Kuvendit po mbretëron gjendje e rënduar, mijëra qytetarë po protestojnë jashtë ndërtesës së Kuvendit e cila gjendet e rrethuar nga forca të shumta të njësive speciale të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …