Ish-kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, sot vjen për vizitë në Kosovë. Ai pritet nga kryetari Thaçi dhe kryeministri Haradinaj. Gjatë pritjes nga kreu i shtetit Clinton edhe do të dekorohet. Kjo është vizita e dytë e tij në Kosovë. Clinton urdhëroi forcat e NATO-s që të ndërhyjnë ndaj caqeve ushtarake dhe policore serbe gjatë vitit 1999, për të parandaluar gjenocidin e më tejmë ndaj shqiptarëve Siç bën të ditur Zyra e Kryetarit të Kosovës, Clinton do të pritet nga Thaçi në orën 15:00. Pas takimit ata do të deklarohen edhe para medieve. Clinton sot viziton Kosovën në kujtim të 20-vjetorit të çlirimit, bashkë me gruan e tij Hillary Clinton, ish-sekretare e SHBA-së dhe ish-kandidate për kryetare.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …