Komuna e Vitisë dhe Organizata IKC vazhdojnë bashkëpunimin edhe për tri vitet e ardhshme

Zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Ekrem Bajrami, Drejtor Ekzekutiv nga Organizata IKC, kanë nënshkruar një marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit në mes tyre edhe për tri vite të ardhshme. Me këtë marrëveshje pritet të vazhdohet mbështetja në fushën e bujqësisë. Zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu , ka falënderuar përfaqësuesit e IKC-së për bashkëpunimin e deritanishëm me Institucionet komunale dhe mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e shumë projekteve në këtë komunë por edhe për gatishmërinë që të vazhdohet bashkëpunimi i mirë edhe për tri vitet e ardhshme. Marrëveshja e nënshkruar mes këtyre dy institucioneve, parasheh mbajtjen e trajnimeve të ndryshme në fushën e bujqësisë, organizimin e panairit bujqësor, përgatitjen dhe implementimin e standardeve të cilësisë GAP dhe HACCP, me ç’rast edhe do të certifikohen fermerët për këto standarde të prodhimit. Gjithashtu, në kuadër të kësaj marrëveshje, parashihet përkrahja e fermerëve që merren me kultivimin e patateve në Debellde, ku do të organizohet Dita e patates në këtë fshat, sikur edhe Dita e shalqirit në Skifteraj. Arton Elezi. U.D. i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural i cili ishte i pranishëm në këtë takim ku edhe u bë nënshkrimi i marrëveshjes në fjalë ndër tjerash potencoi se Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria të cilën ai e udhëheq do të bashkëpunoj ngushtë në implementimi e kësaj marrëveshje që sipas tij është në interes të zhvillimit të bujqësisë në këtë komunë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …