Me kërkesë të Komitetit Ndërministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë mjete financiare në shumën prej 200 mijë eurosh që do të përdoren për nevojat e realizimit të këtij projekti përmes angazhimit edhe të konsulencës së jashtme. Po ashtu, në këtë mbledhje Qeveria e Kosovës ka dhënë mendimin për iniciativën legjislative për Projektligjin për ndryshim dhe plotësim e Kodit të Drejtësisë për të Mitur, sipas përfundimit të Kuvendit të Republikës ë Kosovës. Kabineti qeveritar ka miratuar edhe vendimin për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit për emërimin e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore Telekomi i Kosovës. Me vendimin e miratuar është zëvendësuar një anëtar i dorëhequr i këtij Bordi. Me plotësimin dhe ndryshimin e vendimit të Qeverisë për themelimin e strukturave për zbatimin e pakos ligjore për Administratën Publike është ndryshuar përbërja e Komisionit ekzekutiv të kësaj strukture. Në këtë Komision do të shtohen edhe tre përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …