Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë ka thënë se taksa nuk është pengesë për dialogun Kosovë-Serbi, mirëpo mosgatishmëria për njohje është ajo që e pengon këtë proces. I pyetur
rreth iniciativës së kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli për një komision hetimor rreth veteranëve mashtrues, Haradinaj ka thënë se çdo obligim që merr parlamenti është i respektueshëm prej anës së tij, por ka shtuar se kur ka lëndë në gjykata është më mirë t’i lihet në dorë drejtësisë. Sa i përket takimit të Parisit, kryeministri mendon se për të ecur përpara duhet të bëhet e qartë se çfarë përmban marrëveshja e mundshme në mes Kosovës dhe Serbisë, të paktën kornizat e saja. Haradinaj ka shtuar se nuk do të marrë pjesë në asnjë ngjarje që nuk e qartëson si do të ecë procesi më tutje.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …