Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së KFOR-it në Kosovë. “Kujtuam vendosmërinë, forcën dhe sakrificën e ushtarëve të NATO-s, por edhe suksesin e tyre në ndërtimin e një Kosove që jeton në paqe dhe në një ambient të sigurt me të gjitha komunitetet e saj. I gëzuar që aty pashë edhe ushtarët nga rajoni që sot shërbejnë në misionet e NATO-s, ndër ta edhe ushtarakun Dervishi nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë”, ka shkruar Thaçi.
