leoni

ASFALTOHET RRUGA DEÇAN – KUFIRI ME MALIN E ZI

 

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, mori pjesë në fillimin e asfaltimit të segmentit të parë të rrugës rajonale R108, Deçan – Kufiri me Malin e Zi. Me këtë rast, Lekaj theksoi rëndësinë e infrastrukturës rrugore për zhvillimin e turizmit dhe blegtorisë në bjeshkët e Deçanit. Kreu i Infrastrukturës dhe Transportit, bëri të ditur se shumë shpejt, pritet të përfundojnë procedurat tenderuese edhe për fillimin e punimeve në 13 kilometrat e mbetura, deri në kufirin me Malin e Zi.  Segmenti i parë i rrugës rajonale R108 me gjatësi mbi 14.5 kilometra ka vlerë investive mbi 4 milionë e 190 mijë euro. Asfaltimi i saj do të përfundojë brenda kësaj jave. Fillimin e asfaltimit e ndoqën nga afër edhe deputetë të zonës,  kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ai i Pejës, Gazmend Muhaxheri, Junikut, Agron Kuçi e Rahovecit, Smajl Latifaj. Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, e falënderoi ministrin Lekaj për të gjitha investimet infrastrukturore në këtë komunë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …