Sot Republika e Kosovës shënon 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s. Ky përvjetor historik i vendit do të shënohet bashkë me miqtë dhe aleatët tonë me të cilët ndajmë vlerat e paqes, lirisë dhe demokracisë. Njëkohësisht nderohet e kaluara dhe vizioni për paqe të qëndrueshme. Ish-kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton dhe ish Sekretarja e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright do t’i bashkëngjitet popullit të Kosovës në shënimin e 20 viteve të lirisë, dhe do të mbajnë fjalim në Tubimin Qendror për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë. Po ashtu, sot në këtë përvjetor do të marr pjesë edhe ish komandanti i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Wesley Clark.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …