Sot shënohet 20-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, ku do të marrin pjesë ish-kryetari i SHBA-së Bill Clinton, ish-sekretarja Madeleine Albright, dhe shumë personalitete tjera vendore e ndërkombëtare. Me këtë rast, nga orën 11:00, në sheshin “Skënderbeu” mbahet tubimi qendror i shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Ndërsa nga orën 14:00 mbahet ativiteti “Ecja për liri”, për të vazhduar drejt sheshit “Albright”, afër American School of Kosova, për të bërë përurimin e bustit të ish-sekretares Albright. Kurse në orën 15:00, bëhet vizitë në Bulevardin ‘Bill Clinton’, afër shtatores së ish-kryetarit Clinton. Me këtë rast ftohen qytetarët e Republikës së Kosovës që të bashkohen në shënimin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …