Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës është mbledhur për të diskutuar edhe njëherë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës. Po ashtu, në takimin e mesditës së sotme është diskutuar edhe për procesin e zgjedhjeve të brendshme në këtë subjekt politik. Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës është e përkushtuar që të ndërtojë një front opozitar të qëndrueshëm, që do të rezultojë me rrëzimin e koalicionit PAN. Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka pasur takime të ndara edhe me dy liderët e partive opozitare Lëvizja Vetëvendosje dhe Partinë Socialdemokrate. Madje, ata kanë harmonizuar edhe tekstin e mocionit dhe kanë shprehur gatishmërinë për t’i bashkuar votat për rrëzimin e qeverisë. Por, votat e LDK-së, të PSD-së dhe Vetëvendosjes nuk mjaftojnë për rrëzimin e Qeverisë, dhe rrjedhimisht, opozita duhet të kërkojë partnerë tjerë për të arritur finalizimin e nismës që ka ndërmarrë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …