Donald Tusk

Tusk: Të fillojnë negociatat në përputhje me rekomandimet e Komisionit të negociatave

Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk me anë të një reagimi ka dhënë ‘dritën jeshile’ për sa i përket hapjes së negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Tusk gjatë një takimi me kryetarin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka thënë se tashmë duhet të ketë vetëm një vendim dhe ai është hapja e negociatave. Më pas ai ka thënë se pyetja për hapjen e negociatave për vendin tonë dhe Maqedoninë nuk është se nëse do të hapen, por kur do të hapen. “Unë besoj se mund të ketë vetëm një vendim: Të fillojnë negociatat në përputhje me rekomandimet e Komisionit si me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. Pyetja sot nuk është nëse, por kur,” tha Tusk.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …