leoni

Ruairi O’Connell: Nuk ofrova ndonjë mendim për zbatimin e MSA-së në Kosovë, sikur thotë ministrja, Dhurata Hoxha

Ruairi O’Connell: NATO veproi në vitin 1999 për të ndalur katastrofën humanitare që u shpalos në Kosovë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, me rastin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë ka thënë se 20 vjet pas luftës, ne kemi një shans për të reflektuar mbi të kaluarën dhe për të ardhmen që ne mund të ndihmojmë për ta ndërtuar.  O’Connell ka shkruar se duhet të brengosemi për të gjitha viktimat, të vrarët, të plagosurit, të dëbuarit, ata që vuajtën dhunën e tmerrshme, duke përfshirë përdorimin e dhunës seksuale si armë lufte.

“20 vjet pas luftës, ne kemi një shans për të reflektuar mbi të kaluarën dhe për të ardhmen që ne mund të ndihmojmë për ta ndërtuar. NATO veproi në vitin 1999 për të ndalur katastrofën humanitare që u shpalos në Kosovë. NATO-ja veproi për të parandaluar shkeljet e mëtejshme dhe të vazhdueshme të të drejtave të njeriut dhe vrasjen e civilëve. Në vitet pas, KFOR-i ka siguruar një mjedis të sigurt në Kosovë ku të gjithë qytetarët e saj mund të përparojnë. Ndërsa e shënojmë këtë përvjetor, zgjedh të mendoj për të gjithë ata që u preken nga lufta. Të brengosemi për të gjitha viktimat, të vrarët, ata të plagosur, ata të detyruar që janë larguar nga shtëpitë e tyre, ata që vuajtën dhunën e tmerrshme, duke përfshirë përdorimin e dhunës seksuale si një armë lufte. Mendoj në veçanti mbi 1000 fëmijë të vrarë, madje edhe pas 12 qershorit 1999. Mendoj për ata paqeruajtës, në KFOR dhe UNMIK, të cilët vdiqën në shërbim të paqes në Kosovë. Në kujtesën e tyre, duhet të angazhohemi për një të ardhme më të mirë. Mbështetje për viktimat. Drejtësi për ta dhe për familjet e tyre. Por gjithashtu një angazhim për të treguar të vërtetën për atë që ka ndodhur dhe për të bërë gjithçka në fuqinë tonë për ta ndaluar atë përsëri. Siç tha Presidenti Clinton sot, veprimi për paqen është një zgjedhje që secili prej nesh mund të bëjë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi: Komunat po performojnë më mirë se niveli qendror në investime kapitale

Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, deklaroi në se  niveli lokal …