Parlamenti i Holandës, më 12 qershor, miratoi një mocion ku i kërkon qeverisë të mos pranojë hapjen e negociatave me Shqipërinë. Një vendim nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme, që në datën 18 qershor të hapen negociatat e pranimit do të ishte i parakohshëm. Holanda i del në mbrojtje opozitës së djathtë në Shqipëri, me qëllim të destabilizimit të vendit. Të kujtojmë me këtë rast urrejtjen mbi baza fetare, që e shpreh ky shtet dhe kjo më si mirë faktohet me rastin e Masakrës së Srebrenicës, në verë të vitit 1995, në Bosnje, kur ata fillimisht kishin lejur grumbullimin e popullatës së ikur nga zonat e luftës, duke iu premtuar siguri, po pastaj kishin lejuar forcat e Mlladiqit dhe Karaxhiqit të vrisnin në mënyrën më barbare 8.000 boshnjakë-myslimanë. Holanda, Austria, Gjermani dhe Hungaria janë shtetet që nuk pranojnë integrimin e shqiptarëve në Evropë, për shkak të besimit të tyre fetar, pavarësisht se shqiptarët janë populli me tolerancën dhe harmoninë më të shprehur fetare, si asnjë popull tjetër në botë.
