Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në ditën e çlirimit të Therandës, ka thënë se të kujtohet e kaluara jonë e lavdishme dhe të motivohemi për të punuar edhe më shumë për zhvillim dhe mirëqenien e qytetarëve tonë. Ai duke iu drejtuar qytetarëve të Komunës së Suharekës, ka shkruar në Facebook se qershori i lirisë, shënon fillimin e kthesës historike për vendin tonë. “Përulemi me respekt, para heroizmit të dëshmorëve, flijimit të martirëve, kontributit të luftëtarëve të UÇK-së, sakrificës së të gjithë qytetarëve të Komunës së Suharekës, me falënderim të veçantë për aleatët tonë nga Aleanca Veriatlantike. Në këtë përvjetor jubilar, të çlirimit të kësaj Komune, të kujtojmë të kaluarën tonë të lavdishme dhe të motivohemi për të punuar edhe më shumë për zhvillim dhe mirëqenien e qytetarëve tonë”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …