Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, mbajti konferencë për medie, me ç’ rast ka kritikuar dhe ka dënuar deputetët e opozitës për, sikur tha ai, sjellje të vrazhda. Ndonëse disa orë më parë ai ka urdhëruar policinë për nxjerrjen e deputetëve dhunshëm nga seanca e Kuvendit, ai nga konferenca për medie ftoi ata që të jenë pjesë e Kuvendit, por u kërcënua se nuk do të lejojë që nga Kuvendi i Kosovës të rrëzohet Qeveria. Ndërsa pyetjes së gazetarëve se a është e ligjshme largimi i deputetëve të opozitës nga seanca e Kuvendit dhe a është thyer rregullorja e këtij intitucione dhe shkelur Kushtetuta, kryekuvendari Veseli iu përgjigj duke thënë se për këtë çështje mund t’i drejtohen Kushtetueses dhe përkujtoi hedhjen e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit nga deputetët e opozitës. Duke iu përgjigjur pyetjes për zgjedhjen e kryetarit të vendit, ai theksoi se zgjedhja e kryetarit të vendit do të jetë një proces tejet transparent.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …