Matthew Palmer

Palmer: Amerika e mbështet dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa kërkon të hiqet tarifa

Amerika e mbështet dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa kërkon të hiqet tarifa ka thënë zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Metthew Palmer. Duke iu referuar nismës së kancelares gjermane Angela Merkel, dhe kryetarit francez, Emmanuel Macron, Palmer ka thënë se ajo është nismë në mbështetje të dialogut të Brukselit. “Ne i kuptojmë takimet në Berlin e Paris si të dizajnuara që të mbështesin dialogun gjithëpërfshirës për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës e Serbisë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, ka thënë ai. Po ashtu, z. Palmer ka thënë se pret që Prishtina zyrtare të suspendojë tarifën doganore ndaj importeve nga Serbia, në mënyrë që dialogu të vazhdojë sa më shpejt.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata e Prishtinës lëshon urdhër-arrest për Milan Radoiçiqin,i dyshuar për krime lufte në Gjakovë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhër-arrest ndaj Milan Radoiçiqit dhe një grupi të gjerë …