Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli ka deklaruar se në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës ka shumë njerëz që ne duhet t’i falënderojmë për kontributin dhe ndihmën e tyre për popullin tonë. “Në këtë 20 vjetor të çlirimit të Kosovës ka shumë njerëz në SHBA që ne duhet të falënderojmë për kontributin e tyre për pavarësinë dhe lirinë e Kosovës. Senatori Bob Dole ka qenë një mbështetës i patundur i Kosovës në ditët e para kur Millosheviçi ka instaluar aparteidin në Kosovë. Përgjithmonë mirënjohës ndaj tij për luften e tij për të drejtat dhe lirinë e popullit të Kosovës”, ka shkruar Pacolli.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …