MB: MOS NDIZNI ZJARRE! T’i ruajmë pyjet, sepse ato janë resurse të çmuara kombëtare!

Apelohet që qytetarët që të jenë të kujdesshëm në parandalimin e zjarrvënieve në këtë kohë me temperatura të larta

Për shkak të temperaturave të larta që po mbretërojnë në vendin tonë, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të jenë të kujdesshëm në parandalimin e zjarrvënieve. “Tashmë kemi hyrë në sezonin e verës që supozohet se do të karakterizohet me temperatura të  larta të ajrit, të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe fushore”, thuhet në njoftimin e MPB-së. “Me qëllim të evitimit të rrezikut nga zjarri, mbrojtjes të jetës së qytetarëve, të pronës, shtazëve dhe ambientit, apelojmë që të gjithë jemi të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangen e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, vërejtjen dhe lajmërimin me kohë,  si dhe të ndihmojmë në shuarjen e zjarreve”, thuhet tutje në njoftim. Qytetarët luten që të thërrasin në çfarëdo rasti në Qendrën Operative Emergjente, nëpërmjet numrit unik ( integruar) emergjent – 112. Gjithashtu mund të thirrni edhe në këta numra: njësinë profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në numrin e telefonit 193; Policinë e Kosovës, në numër të telefonit 192; ndihmën e shpejtë, në numër të telefonit 194. Të gjitha thirrjet janë pa pagesë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …