Senatori amerikan Bob Dole i ka dërguar një letër të gjatë krerëve institucionalë për 20 vjetorin e lirisë, në të cilën e shpreh besimin e tij se kohë më të mira janë përpara popullit të Kosovës. Dole shprehet jashtëzakonisht krenar me popullin e Kosovës dhe ndjehet i bekuar që i ka qëndruar pranë shqiptarëve. “Mendimet e mia janë me ju në këtë përvjetor të 20-të të çlirimit nga përndjekja dhe lufta e sjellë nga regjimi shkatërrimtar i Sllobodan Millosheviqit në Serbi. Unë isha krenar të qëndroj më popullin e Kosovës përgjatë marshimit për liri, dhe përfundimisht për pavarësinë, si demokracia më e re e Evropës. Populli i Shteteve të Bashkuara dhe popujt në mbarë botën kurrë nuk do ta harrojnë luftimet e guximshme të cilat Kosova i ka bërë gjatë kësaj lufte të gjatë. Edhe për sa jemi duke e festuar fitoren, ne ndalemi pak dhe përkujtojmë sakrificat e aq shumë prej atyre të cilët humbën jetën ose mbetën me plagë të përhershme gjatë kësaj tronditjeje. Shërbimi ndaj vendit nuk përfundon kur luftimet përfundojnë dhe kur fitohet liria. Dikush mund të thotë se mu atëherë fillon puna e vërtetë. Ta bësh demokracinë të funksionojë nuk është fare e lehtë”, thuhet ndër të tjera në letrën e senatorit Dole.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …