Shëtitje njëditëshe me nxënësit me nevoja të veçanta

Drejtoria komunale e Arsimit në Skenderaj ka organizuar një shëtitje njëditëshe për nxënësit me nevoja të veçanta të shkollave të komunës. Fëmijët me nevoja të veçanta kanë qenë të shoqëruar nga prindërit, mësimdhënësit e klasave të bashkangjitura, përfaqësues të shoqatës së prindërve OPFAKOS dhe zyrtarë nga DKA. Në këtë shëtitje njëditore kanë marrë pjesë rreth 80 – persona (nxënës me nevoja të veçanta, prindër dhe përfaqësues të tjerë). Fëmijët pjesëmarrës shijuan bukuritë natyrore të Parkut të Gërmisë në Prishtinë dhe zhvilluan lojëra në natyrë të hapur, duke bërë që ata të ndihen të barabartë dhe gjithëpërfshirës me fëmijët e tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …