Ka vdekur njëri nga shkrimtarët dhe filozofët më të rëndësishëm bashkëkohorë, Umberto Eco, i njohur për lexuesin sidomos me romanin “Emri i trëndafilit”. Ai ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij për gazetën “La Republica”. Umberto Eco ishte një nga filozofët, kritikët letrarë dhe novelistët më të shquar të kulturës italiane dhe ndërkombëtare. Librat e tij janë të përkthyer në shumë gjuhë të huaja. Eco ishte gjithashtu kryetari i Universitetit të Bolonjës dhe person nderi në Universitetin e Oksfordit. Ai ka shkruar tekste akademike, libra për fëmije dhe shumë ese.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …