Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Uashingtoni zyrtar janë të shqetësuar për sulmet e pandërprera ruse në Siri. Këtë e kanë konfirmuar edhe diplomatët e Ankarasë dhe të Parisit. Ministria e Jashtme e Turqisë, konsideron se këto sulme përbëjnë krime kundër njerëzimit. Vrasja e njerëzve të pafajshëm, bombardimi i qendrave të banuara dhe spitaleve janë sulme të cilët nuk i përkasin thjesht një lufte civile. Nga sulmet e ditëve të fundit ruse në Siri kanë humbur jetën më shumë se 30 civilë të pafajshëm, duke përfshirë gra dhe fëmijë, ndërsa mbi 100 persona kanë mbetur të plagosur. Këto sulme, të cilat përbëjnë krime lufte, bien ndesh me të drejtën ndërkombëtare dhe për më tepër lejojnë thellimin e krizës siriane. Sulmet ruse duhen ndaluar nëse duam të ndalojmë katastrofën. Ministria e Jashtme turke bëri të ditur se sulmet përbëjnë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare dhe thellojnë krizën në Siri, dhe i bëri thirrje Rusisë për të ndaluar menjëherë sulmet e tilla në mënyrë që të parandalohet katastrofa siriane.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …