Lëvizja Vetëvendosje në përvjetorin e çlirimit të Malishevës, ka bërë homazhe të shtatorja e Adem Jasharit në Malishevë dhe tek varrezat e dëshmorëve në Kleqkë ku është i varrosur Ismet Jashari Kumanova. Në këto homazhe morën pjesë kryetari Albin Kurti, kryetari i qendrës në Malishevë Adem Berisha dhe veprimtari politik i çështjes kombëtare Gani Krasniqi. Mes tjerash, në këtë njoftim thuhet se pas luftës në Kosovë, qindra djem e vajza nga Malisheva i janë bashkuar organizimit të luftës së UÇPMB-së dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Iliridë, ku kanë rënë dëshmorë edhe tre djem nga Malisheva. Albin Kurti së bashku me përfaqësues të kësaj komune në këtë përvjetor bënë homazhe te shtatorja e Adem Jasharit në Malishevë dhe tek varrezat e dëshmorëve në Malishevë dhe në Kleqkë ku është i varrosur Ismet Jashari Kumanova.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …