Luan Haradinaj: Shkëzen sot kur po të nderon e gjithë Shqiptaria dhe shtatorja jote po na bënë hije, sot ndjehem më i madh se kurrë

Luan Haradinaj: Shkëlzen sot kur po të nderon e gjithë Shqiptaria dhe shtatorja jote po na bënë hije, ndjehem më i madh se kurrë

Sot në Pejë është përuruar sheshi “Shkëlzen Haradinaj”, në të cilin është vendosur shtatorja e heroit të kombit. Në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe djali i tij, Luan Haradinaj, i cili ka shkruar një dedikim prekës për babain e tij i cili ka rënë heroikisht në luftën kundër forcave serbe. “Shkëlzen, e ndjej që po më mbanë në dorë sot. Po m’i rreh shpatullat e po më thua “Jam krenar me ty”. Sot kur po të nderon e gjithë Shqiptaria dhe shtatorja jote po na bënë hije, sot ndjehem më i madh se kurrë. Lavdi veprës tënde, përjetësisht me ne”, ka shkruar Luan Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet nga kjo parti. Limaj theksoi përvojën e pasur të Kilajt, duke e përshkruar atë si një ekonomist të diplomuar dhe një figurë të përkushtuar për zhvillimin e vendit. Kilaj ka qenë një nga themeluesit dhe komandant i njësitit të parë të UÇK-së, njësiti “Lumi,” duke kontribuar për sigurinë e Kosovës në fazat e hershme të luftës. Pas përfundimit të luftës, Kilaj ka mbajtur pozita të rëndësishme si nënkryetar i Komunës dhe Drejtor për Ekonomi dhe Financa. Ai gjithashtu ka shërbyer si Kryetar i Komunës së Malishevës për dy mandate dhe ka qenë Zëvendës Ministër i Buxhetit dhe Financave, si dhe Zëvendës Ministër në Ministrinë e Diasporës. Në fjalën e tij, Limaj shprehu besimin se me kandidatura të tilla të fuqishme, NISMA do të rikthehet me sukses në Kuvendin e Kosovës.

Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …