Kosova nuk do të merret me dilemat nëse takimi i Parisit, i paralajmëruar për 1 korrik, do të mbahet ose jo, por do të përqendrohet në përgatitjen e parimeve me të cilat do të paraqitet atje karshi palës së Serbisë, theksojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës. Takimi i Parisit ishte paralajmëruar në takimin e Berlinit, i cili i mbajt më 29 prill, mikpritës të së cilit ishin kancelaria gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron. Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, thotë për Radion Evropa e Lirë, se që në Samitin e Berlinit, palës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, u është bërë ftesa që më 1 korrik të takohen në Paris, nikoqirë të së cilit do të jenë sërish presidenti Macron dhe kancelaria Merkel. Siç thotë ai, vizita e delegacionit të diplomatëve francezë dhe gjermanë, rreth tri javë më parë, në Prishtinë dhe Beograd, ka qenë në funksion të përgatitjes sa më të mirë të takimit të Parisit. Sipas tij, dilemat e ngritura, kryesisht nga autoritetet e Serbisë, se a do të mbahet ose jo takimi i Parisit, nuk kanë të bëjnë me palën e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …