Rëndohet situata me vërshimet në disa vende të Kosovës pas ​reshjeve të orëve të fundit

Latifi: Pas shiut të furishëm në Rahovec janë krijuar vërshime që kanë shkaktuar dëme në amvisëri dhe në bujqësi

Të hënën pasdite në komunën e Rahovecit shiu i furishëm ka krijuar vërshime në qytet dhe në disa fshatra të tij. Por kryetari, Smajl Latifi thotë se gjendja ka filluar të stabilizohet.  “Pas situatës së krijuar nga reshjet e dendura dhe të rrëmbyeshme atmosferike sot, gjendja ka filluar të stabilizohet! Komuna ka intervenuar në të gjitha zonat më kritike në qytet dhe fshatra, sidomos në Rahovec, Brestoc, Fortesë, Pataqan të Poshtëm e Sopniq, ku gjendja ishte më e rëndë. Problemet më të mëdha janë hasur në qytet dhe në vendbanimet e sipërthëna, ku është dashur edhe angazhimi i “Eko Regjionit”, “KRU Gjakovës”, Njësia e Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit, Policia e Kosovës, kompanitë vullnetare si dhe qytetarë vullnetar, të cilëve ju jemi shumë mirënjohës! Ekipet e Komunës së Rahovecit janë akoma në terren dhe në dispozicion të qytetarëve, konkretisht drejtoritë e Shërbimeve Publike, Bujqësisë, Emergjencave dhe Urbanizmit. Sipas asaj që pamë, kemi dëme në amvisëri dhe në bujqësi, vlerësimi i të cilave do të bëhet në ditët e ardhshme. Ne po e përcjellim me vëmendje situatën dhe jemi të gatshëm të kryejmë gjithë atë që mundemi, në mënyrë që ta kapërcejmë bashkërisht sa më lehtë gjendjen”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …