Ministrat e Jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian pritet që sot të japin vendimin për hapjen ose jo të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Duket se fati i Shqipërisë tashmë është përcaktuar, pasi një prej vendeve të BE-së si Holanda ka votuar në Parlamentin e saj kundër hapjes së negociatave. Nga ana tjetër ekziston një dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut, e cila mund të ndahet nga Shqipëria në këtë proces. Ministri i Jashtëm shqiptar Gent Cakaj pret një përgjigje pozitive për të dy vendet. Ai përjashton kategorisht mundësinë e ndarjes së Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria, duke theksuar se kjo e fundit ka përmbushur të gjitha kushtet. Vendimi do të merret gjatë samitit që do të zhvillohet sot në Luksemburg. Para nisjes drejt Luksemburgut, shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini bëri thirrje për një vendim pozitiv për dy vendet, si vlerësim për reformat e ndërmarra.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …