Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian në asnjë pikë nuk pajtohen me praktikat e Qeverisë Haradinaj

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian në asnjë pikë nuk pajtohen me praktikat e Qeverisë Haradinaj

Konkluzat e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian për Kosovën, në asnjë pikë nuk pajtohen me praktikat qeverisëse të Qeverisë Haradinaj. Vendimi lidhur me propozimin për liberalizimin e vizave është duke u shqyrtuar aktualisht nga Këshilli, ndërsa “përmbyllja pa shtyrje të mëtejshme të marrëveshjes me Serbinë, me ndërmjetësimin e BE-së është qenësore që Kosova dhe Serbia të lëvizin në shtigjet  evropiane”. Këshilli kërkon që taksa 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë  të hiqet menjëherë”. Në trembëdhjetë nga katërmbëdhjetë pikat të cilat i ka miratuar Këshilli, kërkohet ndryshim – qoftë një dinamikë e re, qoftë një pozicion ndryshe nga ai që aktualisht mban Qeveria e Kosovës. Pra, kërkohet që Qeveria e Kosovës t’i adresojë ndryshe problemet. Kritikat e Këshillit të Ministrave janë veçanërisht të ashpra për taksën ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, për punësimet e njerëzve me precedentë penalë, për mos implementimin e Asociacionit, për mos hapjen  e Urës së Mitrovicës, dhe për mënyrën si po trajtohet Gjykata Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …