Delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje, i kryesuar nga kryetari, Albin Kurti, deputetet Albulena Haxhiu dhe Fitore Pacolli, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, kryetari i Qendrës së Prishtinës, Arben Vitia dhe asambleisti i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Arbër Vokrri po qëndrojnë në një vizitë katër ditore në Turqi. Sot në mëngjes vizituan Ambasadën e Republikës së Kosovës në Ankara, më pastaj u takuan me drejtorin e TIKA-s për Evropën Lindore dhe Ballkanin Perëndimor, Mahmut Çevik, i cili i informoi anëtarët e delegacionit rreth aktiviteteve dhe projekteve që ka realizuar TIKA në Kosovë. Ai theksoi se janë rreth 600 projekte me vlerë rreth 35-40 milionë euro prej të cilave 260 projekte sociale ku hyjnë 150 projekte në fushën e edukimit dhe 60 projekte në shëndetësi. Kryetari Kurti e falënderoi z. Çevik për mikpritjen dhe për projektet që ka realizuar TIKA, në Kosovë. Ai tha se në këtë vit Kosova shënoi 20 vjetorin e çlirimit nga Serbia, se vendi vazhdon të jetë i varfër edhe për shkak se okupatori serb ka kryer shumë vrasje e masakra, dhe ka shkaktuar shumë vuajtje e dëme. Papunësia është shumë e lartë dhe na mungojnë investimet ekonomike, sidomos ato të cilat rrisin prodhimtarinë në Kosovë, ka saktësuar Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro
Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …