Limaj

Limaj i lumtur me nisjen e jetësimit të marrëveshjes për heqjen e tarifave roaming mes Kosovës dhe Shqipërisë

Koordinatori Kombëtar i dy qeverive, Fatmir Limaj, është shprehur i lumtur me nisjen e jetësimit të marrëveshjes për heqjen graduale të tarifave roaming mes Kosovës dhe Shqipërisë.Limaj në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar ka falënderuar të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces që bënë të mundur realizimin e kësaj marrëveshje. Zëvendëskryeministri i  Kosovës u ka sugjeruar qytetarëve të Kosovës që t’i vizitojnë plazhet dhe rekreacionet që ofron Shqipëria, këtë verë, ngase tani, sipas tij, gjithçka po bëhet më e lirë dhe më e bukur. “I lumtur dhe krenar me jetësimin e marrëveshjes për heqjen graduale të tarifave roming në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Si koordinator kombëtar i dy qeverive për mbikëqyrjen dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes Kosovë dhe Shqipërisë, falënderoj të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces që bënë të mundur realizimin e kësaj marrëveshjeje. Qytetarëve të Kosovës u sugjeroj që t’i vizitojnë plazhet dhe rekreacionet që ofron Shqipëria këtë verë, ngase tani gjithçka po bëhet më e lirë dhe më e bukur.”është shprehur Limaj.

 

 

 

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …