Albin Kurti kërkon ndihmën e Turqisë për njohjen e Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian

Albin Kurti kërkon ndihmën e Turqisë për njohjen e Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është takuar me shefat e disa grupeve parlamentare në Turqi. Në këto takime të ndara, Kurti ka kërkuar nga Turqia t’i ndihmojë Kosovës për njohjen nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, përkatësisht katër vendet e NATO-së të cilat nuk e kanë bërë një gjë të tillë. “Synimi ynë është që Kosova të integrohet në Bashkimin Evropian dhe NATO. Duke qenë se pengesa kryesore për anëtarësimin është mosnjohja nga 5 shtetet e BE-së, përkatësisht 4 shtetet e NATO-s, kërkova që të na ndihmojnë me kontaktet që kanë me partitë simotra në këto vende duke kërkuar nga to që ta njohin shtetin e Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …