Ish-nënkryetarja e Kuvendit dhe e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, reagoi sot pas ngjarjes në Shkodër, ku pati zjarr në një klasë të një shkolle që do të shërbejë si KZAZ për zgjedhjet e 30 qershorit. “Djegia e shkollës nuk është historia e Shkodrës. E kundërta është historia e këtij qyteti. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në 3 dekada”, tha Topalli. “Një demokrat nuk djeg as mandate, as shkolla. Një demokrat i vërtetë nuk hedh as molotov as ka frikë nga zgjedhjet. Nuk largohet Rama duke refuzuar parimet e vlerat e demokracisë. Ai që mendon se do pengojë të drejtën e votës nuk është demokrat. Shqiptaret duan paqe. 3 milion shqiptarë nuk mund të mbeten gjatë peng të 4-5 vetëve”, tha Topalli (ATSH).
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …