Kreu i opozitës, në Shqipëri, Lulzim Basha, më në fund ka pranuar t’ i “dorëzohet” Prokurorisë së Tiranës, për t u marrë në pyetje lidhur me “Dosjen ruse”, mbi çështjen e kontratave të lobimit. Dy ditë më parë, Basha e konsideroi të jashtëligjshme kërkesën e Prokurorisë për t’u marrë në pyetje dhe refuzoi të paraqitej. Por organi i akuzës iu kundërpërgjigj duke urdhëruar shoqërimin e tij me forcë. Dje, Arben Ristani, ish-Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, gjithashtu i akuzuar në këtë çështje, që u paraqit para prokurorëve. Atij iu komunikuan dy akuza: Falsifikim dokumentash dhe pastrim parash. Çështja e pagesave për lobim të kryera nga ana e PD-së u hap në nëntorin e dy viteve të shkuara kur firma amerikane, ‘Muzin Capitol Partners’. Sipas deklarimeve të kësaj kompanie, ajo kishte marrë tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017. Nga deklarimet e firmës Muzin, vetëm ajo prej 25 mijë dollarësh, është pranuar nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha që është paguar nga PD-ja. Dy të tjerat mbetën të paqarta.(TCH)
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …